Era Istrefi zbulon suprizën e radhës

Sport July 17, 2018 - 14:05
Lexo për më shumë detaje

Performanca e Era Istrefit në finalen e “Kupës së Botës” ishte e jashtëzakonshme. Era shpalosi më së miri të gjithë talentin e saj dhe me siguri në vetvete arriti të zotëronte skenën,përcjell”Zeri.info”

Por duket se vizita e Erës në Rusi në kuadrin e ‘Fifa World Cup’ nuk mbaron me kaq. Ditën e sotme Era ka publikuar në ‘Instagram’-in e saj një video në të cilën shihen disa topa që mbajnë logon e ‘Adidas’ dhe simbolin e kupës së ‘FIFA’-s,transmeton”Zeri.info”

Por bie në sy se të gjithë topat mbajnë firmën e Erës dhe prandaj këngëtarja shqiptare nuk ka nguruar ta ndajë me të gjithë këtë moment. Ndoshta këto topa mund të shpërndahen për fansat e “Botërorit” dhe të Erës, sepse këngëtarja nuk ka treguar asnjë detaj më tepër. Megjithatë diçka është e sigurt pas kësaj eksperience në Rusi, fama e Erës do të rritet dita-ditës dhe emri i saj do të bëhet i njohur në mbarë botën/ZERI/.

Image