I patë të gjitha, por jo edhe këtë që ndodhi në festën e tifozëve kroatë (VIDEO)

Sport July 17, 2018 - 12:23
Kjo video do t’ju emocionoj tej mase

Pavarësisht se Kroacia nuk arriti që ta rrëmbej kupën e botës në këtë Botëror, festa e kroatëve nuk kishte të ndalur as gjatë ditës së djeshme kur edhe ekipi kroat u kthye në atdhe, shkruan “Zeri.info”.

Mirëpo, kjo festë ishte shumë më e veçantë për një person.

Bëhet fjalë për një propozim martese që ndodhi në mesin e shumë tifozëve kroat në Zagreb, shkruan më tutje “Zeri.info”.

I dashuri i një vajze kishte vendosur që në këtë festë ti propozoj martesë të dashurës së tij, mirëpo reagimi i saj dhe i të gjithë tifozëve ishte i mahnitshëm.

Padyshim se vajza pa u menduar dy herë e pranoi propozimin e të dashurit të saj, madje prej gëzimit ajo nuk mundi ti ndalte as lotët.

Shikojeni këtë moment. /ZËRI/