Cristiano Ronaldo prezantohet si lojtar i Juventusit

Sport July 16, 2018 - 19:17

Cristiano Ronaldo është prezantuar si lojtar i ri i Juventusit të hënën në një konferencë për media, pas kompletimit të transferimit të tij nga Real Madridi.

Sulmuesi portugez iu bashkuar gjigantit italian nga Madridi para një jave për 112 milionë euro, dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 30 milionë euro, shkruan Gazeta Express.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e kaloi me sukses testet mjekësore të hënën paradite dhe u prezantua në një konferencë për media më vonë gjatë ditës.

Ai ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar kampionit të Italisë ka qenë shumë i lehtë për të, duke ditur se po vinte në një klub të madh.

“Juventusi është ndër klubet më të mira në botë. Vendimi për të ardhur këtu ka qenë i lehtë dhe është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time”, tha Ronaldo.

Image

Image

Image

Image