Barça insiston për Rabiotin

Sport July 16, 2018 - 11:03
Detajet

Barcelona do të vazhdojë të insistojë për nënshkrimin e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot gjatë javëve në vazhdim, raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Disa pjesëtarë të bordit të Barcelonës morën pjesë në finalen e Kupës së Botës në Moskë të dielën dhe aty ishte i pranishëm edhe presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi, por ata nuk kishin mundësi që të diskutonin për Rabiotin, transmeton zeri.info

Sidoqoftë, Barcelona synon që shumë shpejt të bëjë një ofertë për francezin./Zëri