Zyrtare: West Hami transferon Andersonin

Sport July 15, 2018 - 13:28
Detajet

West Hami ka kompletuar transferimin e Felipe Andersonit nga Lazio, transmeton zeri.info

Klubi anglez prej kohësh ishte vënë në kërkim të brazilianit, ndërsa transferimi i tij pritet t’i kushtojë rreth 40 milionë euro.

“Ndihem shumë i lumtur dhe i përmbushur që iu bashkova West Hamit”, deklaroi Anderson.

“West Hami është një klub me traditë të madhe, shumë lojtarë të mëdhenj kanë luajtur këtu si Bobby Moore, Carlos Tevez dhe Di Canio. Dua të falënderoj pronarin David Sullivan sepse ai bëri përpjekje të mëdha për të më sjellë këtu”, shtoi ai.