Shaqiri i lumtur në Liverpool, emocionuese fotografia e fundit

Sport July 15, 2018 - 11:43
Detajet

Ditë më parë futbollisti i njohur me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit të njohur nga Premier Liga, Liverpool, shkruan “Zëri.info”.

Kalimi i tij tek kjo skuadër është bërë nga skuadra tjetër e Premier Ligës, Stoke City për të cilën Shaqiri ka shprehur falënderimet më të sinqerta.

Por si duket ai është shumë i entuziazmuar për kalimin e tij në Liverpool pasi që së fundmi ka postuar një fotografi në “Instagram”, i veshur me fanellën e këtij klubi dhe në mbishkrim ka shkruar edhe numrin e fanellës të cilën ai e mban.

LEXO EDHE: Legjenda e Liverpoolit e ngacmon Xherdan Shaqirin

Shaqiri ka qenë pjesëmarrës edhe në Kupën e Botës, ku ai ka luajtur për kombëtaren e Zvicrës dhe janë eliminuar në 1/8 e finales nga Suedia. /ZËRI

Image