Shaqiri flet për Mohamed Salahin, ja çfarë thotë

Sport July 13, 2018 - 23:30
Lajmet e fundit nga sporti

Xherdan Shaqiri ka treguar se është stërvitur vetëm disa ditë me Mohamed Salah te Baseli, para se ai t’i bashkohej Bayern Munichut në vitin 2012.

Shqiptari, që u transferua në Liverpool nga Stoke City për 13 milionë funte dhe që ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Të Kuqtë”, shpreson që Salah ta përsërisë formën e edicionit të kaluar.

“Ai erdhi kur unë ende isha aty. U stërvitëm dy apo tre herë, u stërvita me të. Më pas shkova në Bayern Munich, ai qëndroi në Basel.

Jam i lumtur që e shoh këtu. Ka pasur sezon fantastik vitin e kaluar dhe shpresoj se do ta përsërisë edhe këtë sezon”, tha Shaqa.

“Jam i lumtur për të që ka pasur sezon fantastik sepse është djalosh shumë i mirë, njeri i mirë”, shtoi mes tjerash Shaqa.Shaqiri do ta bartë fanellën me numrin 23 te Liverpooli.