Krejt Kosova në Mitrovicë për ta përkrahur FC Prishtinën

Sport July 13, 2018 - 22:54
Lajmet e fundit nga sporti

FC Prishtina pret përkrahje nga tifozët e mbarë Kosovës për ndeshjen kthyese të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues ndaj ekipit CD Fola Esch.

Bardhekaltrit e nxorën një barazim pa gola në Luksemburg dhe tash të enjten do ta kërkojnë kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues.

‘Krejt Kosova në Mitrovicë!

Përkrahe edhe t'i klubin më të madh në vend

Përkrahe klubin e zemrës

Përpara, forca Prishtinë!’, ka shkruar klubi më i madh kosovar në grupin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook. /Zëri/