Fjalët e para të Shaqirit si lojtarë i Liverpoolit

Sport July 13, 2018 - 22:21
Lajmet e fundit nga sporti

“Dua të fitojë tituj me këtë skuadër”.

Këto ishin fjalët e para të Xherdan Shaqirit pasi që është zyrtarizuar si lojtar më i ri i Liverpoolit

Shaqiri ka treguar në intervistën e tij të parë arsyet pse ju bashkua Liverpoolit, tri vite pasi që ai kishte refuzuar që të shkonte në Anfield.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ky është një klub i madh me një histori të madh, më lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Kështu që jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu”, ka thënë ai për ueb-faqen zyrtare të klubit.

“Si lojtar ju dëshironi të jeni në skenën e madhe të futbollit. Para disa viteve dëshiroja të vija por nuk ndodhi. Jam shumë i lumtur që me në fund jam këtu. Dëshirojë që ta tregojë vetveten, dua të jap më të mirën dhe dua të fitojë titull. Për këtë jam këtu”.