Shaqiri ka arritur në Liverpool për teste mjekësore, për 15 milionë euro

Sport July 13, 2018 - 13:00
Lexo detajet

Futbollisti kosovar që shkëlqeu me Zvicrën në Botërorin e Rusisë, ka arritur në Liverpool, ku do të iu nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruaj kontratë me klubin e madh anglez.

Sky Sports raporton se nga burime brenda klubit ka mësuar se Liverpool do t’i paguaj Stoke City’t 15 milionë euro apo 13.5 milionë funta angleze.

LEXO EDHE: Shaqiri nënshkruan për Liverpool

Shaqiri po largohet nga Stoke, pasi klubi i tij nuk arriti të mbijetojë në Premier Ligë, dhe Shaqiri e kishte bërë të qartë se ai nuk dëshiron të largohet nga kjo ligë e cila është pothuajse më e forta në botë. /gazetametro.net