Mankenda: Mund të fitonim, por jemi të kënaqur me rezultatin në Europa League!

Sport July 12, 2018 - 13:01

Gauthier Mankenda e ka bërë një tjetër paraqitje pozitive me prishtinasit në Europa League, shkruan sot gazeta Zëri.

Mesfushori afrikan thotë se Bardhekaltrit kanë mundur ta fitonin lojën me CS Fola Esch, i cili përfundoi baras, 0:0, por shprehet i bindur se në lojën e kthimit ekipi kosovar do t’ia dalë mbanë.

“Është e rëndësishme që arritëm rezultat pozitiv dhe besoj se për ndeshjen kthyese mund të bëjmë gjëra edhe më të mira, sepse mendoj se mund të fitojmë, por së pari me punën me trajnerin duhet përmirësuar ato gjëra që ndoshta nuk shkuan sot mirë, sepse ne kishim rast edhe sot ta mbyllim ndeshjen, por në Mitrovicë do jetë edhe më mirë se sa sot”, u shpreh mesfushori ofanziv për uebfaqen zyrtare të klubit. /Zëri/