Krejt Prishtina, n'Mitrovicë!

Sport July 12, 2018 - 12:21

FC Prishtina do ta zhvillojë të enjten një ndeshje mjaft të rëndësishme, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit do të përballen me ekipin nga Luksemburgu, CS Fola Esch, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Dhe, tifozët prishtinas, Plisat kanë bërë thirrje që krejt qytetarët e Prishtinës më 19 korrik ta marrin rrugën drejt Mitrovicës për ta mbështetur klubin e zemrës në arritjen e qëllimit – kalimin historik në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit të Plisave në Facebook, Albert Kastrati.

“Të enjtën më 19Korrik, klubi jonë i zemrës luan ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues në Evropa Ligë, pas një rezultati tejet të favorshëm në ndeshjen e parë si mysafirë (0:0). Më 19 Korrik ora 19:00 PRISHTINA - Fola (Luksemburg) në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Plisa dhe Prishtinali të dashur grumbullimi ynë bëhet tek Fan Klubi në Sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 16:00. Nisja për të shënuar edhe një fitore tjetër historike në Evropë dhe paraqitje edhe më të fortë në tribuna, bëhet nga ora 17:00.

Hajde PRISHTINË! EuropaLeague, PrishtinaPlisat, KrejtPRISHTINAn’Mitrovicë”, ka shkruar Kastrati. /Zëri/