Fola – Prishtina, mbyllet kështu ndeshja e Europa Leagues

Sport July 11, 2018 - 19:51
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur ndeshja ndërmjet CS Fola dhe FC Prishtina, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues, shkruan Zeri.info.

Skuadrat kanë barazuar pa gola, 0:0, në ndeshjen e zhvilluar në Luksemburg.

Pjesa e parë ka qenë e zbehtë dhe ekipet nuk kanë krijuar raste, ndërsa në atë të dytë Bardhekaltrit rrezikuan me Arago Jamal nga gjuajtja e lirë dhe Mërgim Pefqelin në fund, kurse vendësit ishin të rrezikshëm me Hadji e Saiti në fund.

Sidoqoftë, ky rezultat është i favorshëm për prishtinasit, të cilët ndeshjen e kthimit do ta zhvillojnë pas një jave në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. /Zëri/