Prezantohet Ancelotti: Te Napoli për të fituar

Sport July 11, 2018 - 17:07
Detajet

Në Dimaro ka nisur një cikël i ri për Napolin. Sot në mesditë është prezantuar përpara mediave trajneri i ri Carlo Ancelotti. Në fjalët e para të trajnerit nuk mungonte entuziasmi për këtë sfidë të re, transmeton SS.

“Pranova ofertën e Napolit sepse ky klub besoi në cilësitë e mia. Pastaj doja të rikthehesha në Itali dhe kur gjeta një skuadër që dëshiron të rritet në nivelin teknik pranova menjëherë. Napoli më kënaq, ka një filozofi loje të ngjashme me timen si skuadër. E pranoj këtë sfidë me shumë entuziasëm”.

Përsa i përket objektivave Ancelotti është i qartë pavarsisht kundërshtarëve.

“Nuk është vetëm Juventusi. Futbolli italian ka treguar shumë pasiguri dhe në vitet e fundit titulli është vendosur vetëm në ndeshjet e fundit. Ne do të bëjmë rrugën tonë. Nuk jemi këtu për të bërë rolin e kukullës, duam të fitojmë dhe do ta nisim sezonin me objektivin për të dalë të parët nuk do të kënaqemi asnjëherë me vendin e dytë”.