Trajneri Osmani dhe sulmuesi Ibraimi flasin pas fitores së madhe të Shkëndijës në Champions

Sport July 11, 2018 - 13:01

Me fitoren 5:0 përballë kampionit të Uellsit, The New Saints futbollistët e Shkëndijës thuajse kanë siguruar që tani kalimin në raundin e dytë të eliminatoreve të Champions League.

Paraqitja e shkëlqyeshme dhe fitorja bindëse ka lënë të kënaqur trajnerin Qatip Osmani i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes lavdëroi ekipin për performancën.

Takimin me media e zbukuroi autori i katër golave kundër uellsianëve Besart Ibraimi që u shfaq në press pa pritur duke u dhënë gazetarëve mundësi të marrin opinionin e tij. /Zëri/