Evertoni afër Minas
Sport
July 11, 2018 - 11:24
Detajet
Evertoni është shuam afër që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Barelonës, Yerry Mina, raporton “Goal.com”.
Reprezentuesi kolumbian i është bashkuar Barcelonës në afatin kalimtar të janarit nga Palmeirasi, por nuk bën pjesë në planet e klubit katalonjas për edicionin e ri, transmeton zeri.info
Sidoqoftë, paraqitjet e mira të Minas në Kupën e Botës me Kolumbinë e kanë bindur Evertonin që të vihet në kërkim të tij.
Klubi anglez pritet të paguajë rreth 24 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit./Zëri