Shaqiri afër Liverpoolit?

Sport July 11, 2018 - 11:03
Detajet

Liverpooli shpreson që gjatë këtij muaji të kompletojë transferimin e futbollistit të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, transmeton zeri.info

Gjigandi anglez tashmë ka filluar bisedimet për një transferim të mundshëm të shqiptarit, i cili është edhe vetë i interesuar që të transferohet në “Anfield”.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka identifikuar 26-vjeçarin si një përforcim të nevojshëm në repartin e sulmit.

“Goal.com” raporton se marrëveshja mes dy klubeve mund të arrihet për një shifër prej 13 milionë funtesh./Zëri