Kjo është deklarata e trajnerit të Prishtinës para ndeshjes në Europa League

Sport July 10, 2018 - 23:50

FC Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues nesër mbrëma ndaj ekipit nga Luksemburgu, CS Fola Esch, shkruan Zeri.info.

Dhe, Bardhekaltrit janë përgatitur mjaft mirë për këtë sfidë.

Trajneri Mirel Josa thotë se ky takim është i rëndësishëm për historinë e klubit.

“Kemi pasur një javë më tepër për t’u përgatitur krahasim me ndeshjen e fundit që bëmë dhe mund të them që gjendja është më e mirë e skuadrës duke pasur parasysh edhe kundërshtarët që neve kemi. Kemi kundërshtar më të fortë, kundërshtar i cili e ka një eksperiencë në Kupat e Evropës. Ka pasur ecuri pozitive kështu që ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, çoftë për ne, çoftë për klubin, çoftë individualisht, çoftë për historinë e klubit. Është një ndeshje me një kundërshtar që do të luhet dy nëntëdhjetëminutësha, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në minutat e para. Nuk do të thotë që i shënuam pesë herë skuadrës nga Gjibraltari, niveli i tyre është shumë më i ndryshëm dhe duhet të jemi shumë më solid”, deklaroi trajneri shqiptar për uebfaqen zyrtare të klubit. /Zëri/