Kjo është deklarata e kapitenit të Dritës pas humbjes nga Malmo

Sport July 10, 2018 - 22:59

Ardian Limani e ka komentuar humbjen e skuadrës së Dritës nga Malmo në ndeshjen e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Kapiteni nuk e ka konsideruar si tragjike humbjen, 0:3, pasi thotë se kjo humbje arriti nga një klub i njohur evropian.

“Ndeshje shumë e vështirë, u vërejt niveli shumë i lartë i Malmos, që është më lartë se ne. Nuk ka vend për dëshpërim. Nuk është turp që të humbësh nga një gjigant si Malmo. Kemi mundur të merrnim më tepër, por ka mundur të jetë edhe më e thellë humbja. Nuk është shumë keq. Futbolli kosovar është duke u ngritur”, ka thënë fillimisht Limani për Supersport.

Ai foli edhe për prezencën e madhe të tifozëve gjilanas në stadiumin “Adem Jashari”, përkundër faktit se në të njëjtën kohë zhvillohej ndeshja gjysmëfinale e Botërorit ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

“Kjo e tregon fanatizmin ndaj neve. Është një pasqyrë shumë të mirë të futbollit kosovar. Ata janë tifozët më të mirë në Kosovë”, përfundoi Limani. /Zëri/