Champions League: Drita – Malmo, mbyllet kështu pjesa e parë

Sport July 10, 2018 - 21:31

Është mbyllur tashmë pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Malmos, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Ekipi suedez po udhëheq me rezultat 2:0 pas 45 minutave lojë.

Golat për Malmon i kanë shënuar Stradberg në minutën e 13-të me kokë dhe Traustason në atë të 39-të pas një kundërsulmit të mysafirëve. /Zëri/