Incident në mes Ballistëve dhe Sigurimit, ndërhyn policia speciale e Maqedonisë (VIDEO)

Sport July 10, 2018 - 20:47

Një incident ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe The New Saints, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Teksa po e festonin golin e epërsisë, tifozët e Shkëndijës janë fërkuar me pjesëtarët e sigurimit.

Ndërkohë, kanë ndërhyrë forcat speciale të Policisë maqedonase, të cilët janë pritur me vërshëllima nga publiku. Situata më pas u qetësua. /Zëri/