ZYRTARE: Ky është klubi i Oto John për edicionin e ardhshëm!

Sport July 10, 2018 - 19:57
LAJMI I FUNDIT

Saga rreth të ardhmes së sulmuesit afrikan Otto John merr fund.

Sulmuesi afrikan është rikthyer te Skënderbeu përfundimisht, derisa është prezantuar edhe nga klubi korçar, raporton Gazetasheshi.com.

“Pas dy vitesh huazim tek ekipi i Trepça 89’ në Kosovë, drejtuesit kanë kthyer sulmuesin Nigerian, Otto John.

20-vjeçari u bashkua sot me ekipin në stërvitje”, thuhet në kumtesë.

Për John interesim kishte shprehur edhe Drita e Gjilanit, por duket se korçarët në fund u aktivizuan për ta rikthyer në ekip “Këpucën e Artë” në kampionatin kosovar në dy vitet e fundit.

Image