Interesimi për Dritën më i madh se për Botërorin – mbyllet lokali për ndeshjen me Malmon

Sport July 10, 2018 - 18:53

Sot luhet ndeshja gjysmëfinale në Kupën e Botës, ndërmjet Francës e Belgjikës, shkruan Insporti.

Por, përkundër se luhet gjysmëfinale Botërori, kjo nuk ka bërë që tifozë të shumtë të mos udhëtojnë në Mitrovicë për ndeshjen e Dritës.

Kampioni i Kosovës në futboll, sot luan ndeshjen e saj në rundin e parë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.

Drita pret skuadrën suadeze Malmo në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, me fillim nga ora 20:45 në rundin kualifikues të Championsit.

Kjo ndeshje, që fillon 45 minuta pas gjysmëfinales së Kampionatit Botëror, nuk ka bërë që të mungojë interesimi për ndeshjen e kampionit kosovar.

Madje, pronari i një dyqanit në Gjilan ka njoftuar se lokali i tij do të mbyllet pas orës 16:00, për shkak të udhëtimit në Mitrovicë.

Vetëm deri dje ishin shitur më shumë se 10 mijë bileta për ndeshjen në Mitrovicë, derisa stadiumi “Adem Jashari” ka kapacitet prej 18 mijë e 500 ulëseve.

Image