FC Prishtina ambientohet në Luksemburg, këta janë futbollistët e ftuar për ndeshjen e Europa Leagues

Sport July 10, 2018 - 17:16

Pas udhëtimit të qetë të mbrëmshëm dhe pas mëngjesit të sotëm, skuadra e FC Prishtinës ishte e lirë deri në ora 12:00.

Image

Futbollistët shfrytëzuan kohën e lirë meqë rast u vizitua edhe kryeqendra e Luksemburgut me të njëjtin emrin.

Image

Ekspedita shfrytëzoi rastin për të parë bukurinë mahnitëse të qytetit të vjetër të mesit të Evropës.

Image

Ndërsa nga ora 17:00, skuadra e mbanë seancën stërvitore në stadiumin Émile Mayrisch.

Image

Përndryshe në grumbullim janë 22 futbollistë dhe formacioni do të caktohet vetëm para fillimit të ndeshjes.

Image

Portierë: Visar Bekaj, Alban Muqiqi.

Mbrojtës të djathtë: Armend Thaqi, Përparim OsmanI, Lorik Maxhuni.

Mbrojtës të majtë: Jamal Arago, Abdul Bashiru.

Mbrojtës qendror: Armend Dallku, Ahmet Haliti, Debatik Curri, Leotrim Bekteshi.

Mesfushorë: Argjend Mustafa, Ergyn Ahmeti, Lorik Boshnjaku, Mërgim Pefqeli, Meriton Korenica, Qendrim Zyba, Gauthier Mankenda.

Sulmues: Ahmed Januzi, Basit Abdul Khalid, Alen Jasharoski, Arbër Hoxha.

Image