Kuqezinjtë gati për përballjen me The New Saints

Sport July 10, 2018 - 12:29

Shkëndija i ka mbyllur përgatitjet për takimin e parë të xhiros së parë eliminatore të Champions League.

Kuqezinjtë sonte zhvilluan seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup ku të martën nga ora 20:15 do të përballen me kampionin e Welsit, The New Saints.

Image

Ekipi punoi në atmosferë shumë pozitive, ndërsa lajm i mirë për stafin teknik është fakti që gjatë gjithë seancës me ngarkesë maksimale punoi sulmuesi Besart Ibraimi.

Numri ‘7’ me shumë gjasa do të paraqitet nga minuta e parë edhe pse fillimisht dyshohej të mbetet në bankinë shkaku i një shqetësimi muskulor.

Image

Kuqezinjtë të martën në Shkup zhvillojnë përballjen e tretë në eliminatoret e Champions League, për herë të parë pas vitit 2011 kur u eliminuan nga Partizani i Beogradit.

Image

Takimi i nesërm me The New Saints do të jetë i 25-ti i Shkëndijës në kupat europiane, ku kërkohet fitorja e 10-të jubilare.

Image

Pas dy verave të kaluara kur ekipi qëndronte gjatë në Europë, duke arritur dy herë resht në play-off të UEFA Europa League, tani me të drejtë pritet edhe një tjetër gëzim europian posaçërisht pas një sezoni historik kur kuqezinjtë dominuan si asnjë ekip tjetër garat vendore duke bashkuar trofeun e kampionatit dhe Kupës. /Zëri/

Image