Ibrahimi ndahet me Vushtrrinë, mbetet lojtar i lirë

Sport July 09, 2018 - 22:13
Detajet

Largimet nga Vushtrria vazhdojnë të ndodhin. As Fetah Ibrahimi nuk do të vazhdojë të luajë për ekipin bardh e kaltër në sezonin e ri. Futbollistit të njohur i ka skaduar kontrata me Vushtrrinë dhe palët nuk kanë arritur gjuhë të vazhdimit të bashkëpunimit, raporton Zëri.

Kështu, Ibrahimi mbetet një opsion për skuadrat tjera kosovare qe t’i përforcojnë radhët e veta në afatin kalimtar të kësaj vere./ZERI