Xhevdet Shabani flet kështu për ndeshjen e Dritës ndaj Malmos në Champions

Sport July 09, 2018 - 16:32

Xhevdet Shabani është futbollisti më i mirë i Dritës, shkruan Zeri.info.

Mesfushori ofanziv shprehet optimist para sfidës së nesërme me ekipin suedez, Malmo.

Sipas tij, të dyja ekipet kanë gjasa të shkojnë më tutje në Champions.

“Është një ndeshje historike, të cilën e kemi pritur një kohë të gjatë. Do ta japim maksimumin për të dalë sa më mirë nga kjo ndeshje. Besoj se do ta nxjerrim një rezultat pozitiv”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

“Gjasat do të jenë 50 me 50. Na pret një lojë mjaft e vështirë, do ta japim 100-përqindëshin dhe shpresoj se do t’ia dalim mbanë”, nënvizoi ai. /Zëri/