FC Prishtina pajiset me viza në kohë rekorde në Ambasadën Zvicerane (Foto&Video)

Sport July 09, 2018 - 14:54

FC Prishtina e ka nisur javën e re me këmbë të mbarë. Bardhekaltrit janë pajisur të hënën me viza në kohë rekorde nga Ambasada Zvicerane në Kosovë, raporton "Zëri".

Kjo ndihmë zvicerane e ka liruar psikikisht FC Prishtinën e cila më pas në orët e pasdites udhëtoi drejt Luksemburgut e përqendruar vetëm në aspektin sportiv.

Andaj, presidenti Remzi Ejupi dhe gjithë Bardhekaltrit kanë shprehur mirënjohje dhe falënderime për Ambasadën Zvicerane, ku u pritën nga ambasadori i shtetit helvetik, Jean-Hubert Lebet, i cili edhe i uroi suksese ekipit më të madh kosovar në garat evropiane.  

Klubi më i madh kosovar do të përballet të mërkurën në Luksemburg me ekipin vendës, SC Fola Esch.

Kapiteni Armend Dallku tha se ekipi i tij tani shkon në Luksemburg i përqendruar në lojën që po e pret e jo në aspekte tjera siç janë proceduar për t’u pajisur me viza.

Më gjerësisht në video

Image

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image