Gjiganti anglez pas Xhakës e Shaqirit

Sport July 09, 2018 - 13:26
Lexoni më shumë detaje

Manchester Unitedi është futur në garë për transferimin e anësorit shqiptar të Stoke Cityt, Xherdan Shaqirit, raporton Independent.

Liverpooli është përfolur më së shumti si destinacioni i radhës i Shaqirit, i cili raportohet të ketë klauzolë lirimi me kontratën e tij me Stoke në vlerë rreth 15 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i United, Jose Mourinho, i cili është duke punuar si analist i Kupës së Botës në Rusi, është mahnitur nga paraqitjet e Shaqirit për ekipin kombëtar të Zvicrës, dhe dëshiron ta ketë në radhët e veta.

Megjithatë, ai duhet të luftojë me Liverpoolin e Jurgen Klopp për shërbimet e kosovarit, sipas mediave britanike.

Shaqiri do të largohet nga Stoke, siç e ka konfirmuar edhe vetë, pas rënies nga Premierliga sezonin që lamë pas.

Ai ka thënë se preferon të qëndrojë në Premierligë, të cilën e vlerëson si ligën më të përshtatshme për stilin e lojës së tij dhe më të mirën në botë.