Ylli i Serie A e konfirmon transferimin në Arsenal

Sport July 09, 2018 - 08:49
Lexoni më shumë detaje

Mesfushori i Sampdorias, Lucas Torreira, e ka konfirmuar se është shumë pranë ta kompletojë transferimin në Arsenal.

22-vjeçari regjistroi pesë paraqitje për Uruguain në Kupën e Botës në Rusi, e cila mori fund për vendin e tij pas humbjes ndaj Francës në çerekfinale të shutnën, transmeton Gazeta Express.

Pas aventurës në Serie A dhe në Botërorin në Rusi, Torreira do të shkojë në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

“Kjo është një mundësi e mirë dhe nuk dua ta humbasë”, tha Torreira.

Ai i kaloi dy sezone te Sampdoria, ndërsa në sezonin që lamë pas shkëlqeu duke ua tërhequr vëmendjen shumë klubeve, me Arsenalin që është treguar më i shpejti për t’i siguruar shërbimet e tij.