Real Madridi në kërkim të zëvendësuesit të Cristiano Ronaldos

Sport July 08, 2018 - 17:32
Lexoni më shumë detaje

Cristiano Ronaldo ende nuk është larguar, por Florentino Perez tashmë ka nisur të gjurmojë në tregun e transferimeve për ta gjetur një zëvendësues që do t’i ngazëllente tifozët e Real Madridit.

Objektivat e presidentit të klubit madrilen janë Neymar dhe Kylian Mbappe, por sinjalet negative nga Paris Saint-Germaini janë duke e detyruar atë ta shikojë opsione tjera.

Ndër to është ylli serb, Sergej Milinkovic-Savic, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori atakues, 23-vjeçar, është duke ua tërhequr vëmendjen shumë klubeve të mëdha.

Sipas Corriere dello Sport, Madridi i ka ofruar plot 155 milionë euro për serbin.

Gjiganti spanjoll dëshiron të bëjë një goditje në tregun e transferimeve që do ta kompensonte largimin e Ronaldos.

Agjenti i tij është ish-lojtari i Atletico Madridit, Mateja Kezman, i cili darkoi me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, për ta diskutuar ofertën e Realit.

Reali e di se do ta humbasë Ronaldon herët a vonë dhe tani janë duke e pritur Juventusin të bëjë ofertë formale dhe Ronaldon të deklarojë publikisht se dëshiron të largohet, për 100 milionë euro.

Megjithatë, Reali mund të kërkojë më shumë. Juve është e gatshme t’i ofrojë deri në 120 milionë euro, sipas Tuttosport.

Image