Unitedi kërkon Lozanon

Sport July 08, 2018 - 14:11
Detajet

Manchester Unitedi pritet të bëjë një ofertë prej 40 milionë eurosh për sulmuesin anësor të PSV Eindhovenit, Hirving Lozano, raporton “Tuttomercatoweb”.

22-vjeçari shkëlqeu me paraqitjet e tij në Kupën e Botës dhe ndihmoi Meksikën të arrijë deri në të tetën e finales, transmeton zeri.info

Kjo gjë ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Barcelonën.

Lozano kishte realizuar 19 gola dhe 11 asistime në edicionin e kaluar me klubin holandez, duke e ndihmuar ekipin drejt triumfit në ligë./Zëri