ZYRTARE: Ky është kryetari i ri i FFK-së!

Sport July 06, 2018 - 17:44
LAJMI I FUNDIT

Agim Ademi është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), shkruan Zeri.info.

Nënkryetari i deritashëm i shtëpisë së futbollit kosovar ishte kandidati i vetëm i propozuar dhe u votua nga 58 delegatët e pranishëm në Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor të FFK-së, i cili sapo përfundoi.

“E di që nuk e kam të lehtë, por kur e shoh përkrahjen e juaj, sigurisht se do t’ia dal dhe do ta kem më të lehtë. E falënderoj shumë Komitetin Ekzekutiv, që ka vendosur që unë t’i prij në këto momente FFK-në. Është një vazhdim i projekteve që janë në rrugë e sipër. Unë jam njëri nga ju. Secili nga ju që jeni në futboll, edhe në vendin tim, do t’ia dilnit, sepse janë shumë njerëz që e duan futbollin. Edhe ata do ta kenë hapësirën për të bashkëpunuar dhe për të punuar bashkë. Pika ime më e fortë do të jetë puna e përbashkët. Ashtu edhe do të vazhdohet. Futbollin e Kosovës do ta çojmë ku e ka vendin, pjesëmarrës në të gjitha projektet, por edhe projektet që do të vijnë. Do të jem afër jush dhe të atyre që do të investojnë në sport, do t’ua ruaj investimet. Satisfaksioni im për ta marrë këtë pozitë është besimi juaj. Do të jem vullnetar 24 orë dhe në çdo moment që keni nevojë për mua. Do të doja t’ju lus që ta nderojmë Fadil Vokrrin me duartrokitje”, ka thënë Ademi pasi u zgjodh kryetar.

Image

Ai do të ketë mandat dyvjeçar, pasi në vitin 2020 do të mbahen zgjedhjet e reja në FFK, njëjtë si në krejt Federatat tjera sportive në Kosovë.

Në Kuvend, i cili u mbajt në "Hotel Emerald", të pranishëm ishin edhe zyrtarë të UEFA-s e FIFA-s, ministri i Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. /Zëri/

Image