Ja kur do të prezantohet Buffon në ekipin e ri!

Sport July 06, 2018 - 14:51
LAJMI I FUNDIT

Portieri veteran, Gianluigi Buffon i ka kryer kontrollet fizike të premten me Paris Saint-Germainin.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive franceze “L'Equipe”, përcjellë Zeri.info.

Transferimi i legjendës italiane në klubin francez pritet të bëhet të hënën që vjen, kur ai do të prezantohet zyrtarisht para mediave në konferencë për shtyp.

40 vjeçari u largua nga Juventusi në fund të sezonit që shkoi, më saktësisht në muajin qershor, ku kontrata e tij me kampionin italian skadoi.

Dhe, edhe pse pritej që ish-përfaqësuesi italian do të pensionohej, ai vendosi ta vazhdojë karrierën. /Zëri/