Dëshironi ta takoni Rita Orën? Kjo është mundësia e juaj e jetës!

Sport July 05, 2018 - 14:27

Rita Ora ua ka ofruar fansave të saj mundësinë për t’u takuar me të, si pjesë e iniciativës së re të futbollit femëror, njofton UEFA.com, përcjellë Zeri.info.

Kampanja e re e lansuar së fundmi nga UEFA, për ta festuar fizikusin, emocionet dhe fuqinë mendore të grave dhe femrave përreth Evropës, e ka marrë pëlqimin e yllit muzikor botëror, Rita Ora dhe tash fansat do ta kenë mundësinë ta takojnë atë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, që po ashtu është edhe tekstshkruese, aktore dhe dizajnere e modës, ka marrë pjesë në “What is Strong”, iniciativën më të re të UEFA-s, të cilën mund ta shikoni kudo.

Rita, e cila po ashtu e mbështeti kampanjën e UEFA-s, “Together #WePlayStrong”, e ka postuar në Instagram këtë kampanjë, si pjesë e projektit që është edhe vetë.

Një fanse me fat do ta ketë mundësinë ta takojë Ritën muajin e ardhshëm, për të biseduar me të për të gjitha gjërat, rreth muzikës, futbollit etj.

Image

Ju duhet ta bëni “upload” përgjigjen tuaj në “Instagram Story” duke ia bërë “tagg” dhe “follow” grupit @WePlayStrong, dhe në këtë mënyrë të gjitha femrat automatikisht mund të bëhen pjesë e kompeticionit për ta fituar një fundjavë VIP dhe takim me Rita Orën.

Gjithçka do të fillojë nga Dundee, në Skoci, ku kjo mbrëmje do të mbahet më 28 korrik dhe ju mund ta takoni edhe vetë këngëtaren.

“Për mua, e fuqishme do të thotë të jesh ajo që dëshiron të jesh, dhe të mos frikësohesh ta shprehësh mendimin dhe ta prezantosh veten”, ka thënë Rita, raporton Zeri.info.

“Unë dëshiroja të futesha në këtë kampanjë sepse besoj se fuqia mund të definohet nga vetë ju dhe se gratë dhe femrat duhet ta dinë se fuqia vjen në forma të ndryshme”, ka shtuar Ora.

“Fuqia mund të jetë fizike, emocionale dhe mentale. Dhe, mendoj se është fantastike që ‘We Play Strong’ është duke i inkurajuar femrat në tërë Evropën për ta shprehur mendimin se çka do të thotë ‘fuqia’ për to. Jam e lumtur që jam në gjendje të jem pjesë në iniciativën mbështetëse dhe mezi pres ta takoj fituesen në Dundee”, ka përfunduar Rita Ora.

Në të ardhmen, Ritën mund ta takojnë fanset fatlume edhe në pjesët tjera të Evropës. /Zëri/

Image