'Zëri TV' transmeton ndeshjen FC Prishtina – Europa FC

Sport July 05, 2018 - 12:40

FC Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit të fazës parakualifikuese të Europa Leagues ndaj ekipit nga Gjibraltari, Europa FC, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe atje pritet të shkojë një numër i madh i shikuesve nga mbarë Kosova.

Mirëpo, ata që nuk e kanë mundësinë të shkojnë, këtë ndeshje të nivelit evropian mund ta ndjekin në kompaninë mediatike “Zëri”

 “Zëri TV” e ka marrë të drejtën e transmetimit direkt të lojës, e cila fillon në orën 19:00.

“Zëri TV” gjendet në tri platformat kabllovike, në IPKO në numrin 138, në Kujtesa 62 dhe në Art Motion me numrin 44.

Gjithashtu, për të gjithë ata që gjenden jashtë vendit dhe duan ta shohin lojën LIVE, "Zëri TV" mund ta gjejnë në disa platforma të IPTV.

Po ashtu, “Zëri” do ta transmetojë lojën LIVE edhe përmes portalit “Zeri.info” dhe në grupin zyrtar në “Facebook”, derisa Radio Prishtina, të cilën mund ta dëgjoni në 89.8 FM, do t’ju mbajë të informuar me lojën dhe gjithçka që ndodh në Mitrovicë dhe do të ketë lidhje direkte nga “Adem Jashari”.

Po ashtu, lojën LIVE do ta transmetojë edhe grupi zyrtar i FC Prishtinës në Facebook. /Zëri/