ZYRTARE: Real Madrid me njoftim për Mbappen

Sport July 04, 2018 - 16:50
ZYRTARE!

Real Madridi ka dalë me një reagim zyrtar për informacionet rreth transferimit të Kylian Mbappe.

Reali ka mohuar të ketë bërë ndonjë ofertë për Mbappe, përcjellë “Lajmi.net”.

“Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë ndaj PSG apo lojtarit dhe na vjen keq për shpërndarjen e këtij lloji të informacionit”, thuhet në njoftimin e madrilienëve.

Lojë merkatoje nga Reali apo spekulim? Ditët e ardhshme do të na vërtetojnë.