Willian drejt Spanjës

Sport July 04, 2018 - 13:02
LAJMI I FUNDIT

Willian dëshiron të largohet nga Chelsea, shkruan zeri.info.

Mesfushori kualitativ duket se e ka ndërmend të transferohet në Barcelonë.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, e afërt me klubin spanjoll, ylli brazilian e ka dërguar menaxherin e tij, Kia Joorabchian në Londër për t’u munduar që ta bindë Chelsean për ta shitur atë.

Përfaqësuesi brazilian nuk dëshiron ta lëshojë mundësinë që t’i bashkohet gjigantit katalunas, por “Blues” janë të vendosur t’i kërkojnë 80 milionë euro për mesfushorin ofanziv.

Barcelona nuk preferon të shpenzojë aq shumë para për një lojtar i cili në muajin gusht do t’i mbushë 30 vjet dhe shpreson që ta gjejë një kompromis, i cili do ta përfshinte edhe lojtarin, i cili duhet të pranojë që t’i zvogëlohet rroga, njëjtë siç bëri bashkëkombësi i tij, Paulinho 12 muaj më parë kur u transferua në “Camp Nou”.

Willian është njëri prej mesfushorëve më kualitativë në botë për momentin dhe ai po shkëlqen edhe me Kombëtaren e Brazilit në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. /Zëri/