Ronaldo i thotë ‘PO’ Juventusit

Sport July 04, 2018 - 13:01

Cristiano Ronaldo është pajtuar t’i bashkohet Juventusit pasi gjiganti italian ka vendosur t’i paguajë 100 milionë euro të shkëputjes së kontratës me Real Madridin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “O Jogo”, transmeton Zeri.info.

Sipas këtij të fundit, kampioni italian e ka analizuar aspektin financiar rreth transferimit të yllit portugez dhe gjithashtu e ka bërë gati një kontratë katërvjeçare për pesë herë fituesin e Topit të Artë me vlerë prej plot 120 milionë eurosh, respektivisht me rrogë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Marrëdhëniet e Ronaldos me presidentin e Realit, Florentino Perez janë prishur për shkak të dështimit për ta arritur marrëveshjen për kontratën e re dhe 33 vjeçari ka vendosur t’iu bashkohet “Bianconeri” dhe pritet të luajë në Serie A. /Zëri/