Kjo mund të jetë skuadra e re e Mbappes!

Sport July 04, 2018 - 12:57

Julen Lopetegui ua ka bërë të qartë drejtuesve të Real Madridit se ylli francez, Kylian Mbappe do të jetë objektivi kryesor i klubit spanjoll në afatin kalimtar të verës.

Kështu të paktën shkruan e përditshmja spanjolle “Don Balon”.

Trajneri i ri i “Los Blancos” dëshiron që po ashtu kampioni evropian ta transferojë edhe yllin brazilian, Neymar.

Ndërsa në paketë me të e do edhe bashkëlojtarin e brazilianit, Mbappe, 19 vjeçarin që po shkëlqen në Botërorin e Rusisë, e i cili konsiderohet si ylli i së ardhmes. /Zëri/