Kante, prioritet i gjigantit evropian

Sport July 04, 2018 - 12:56

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është identifikuar nga Paris Saint-Germaini si objektivi kryesor në afatin kalimtar të verës.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja e njohur sportive franceze, “L'Equipe”, transmeron Zeri.info.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique dëshiron ta transferojë mesfushorin dhe e sheh përfaqësuesin francez si njeriun ideal për ta mbuluar mesin e fushës, një pozitë kjo mjaft e rëndësishme.

Sidoqoftë, blerja e Kantes mund t’i kushtojë shumë gjigantit francez.

Ai mund të shitet nga “Blues” për 100 milionë euro, ndërsa më pas PSG-ja duhet t’ia paguajë atij rrogën prej 12 milionë eurosh në vit.

Ky klub është i interesuar edhe për David Alaban e Bayern Munichut dhe Alex Sandron e Juventusit, pasi synon ta përforcojë krahun e majtë. /Zëri/