Jorginho afër kampionit

Sport July 04, 2018 - 12:55

Manchester City dhe Napoli janë afër që ta kompletojnë transferimin e Jorginhos në Angli, shkruan Zeri.info.

Mesfushori brazilian me pasaportë italiane pritet t’i bashkohet kampionit anglez për afro 50 milionë euro dhe më pas do të nënshkruajë kontratë me “Citizens” për pesë vjet.

Trajneri Pep Guardiola shpreson që marrëveshja të arrihet me kohë, në mënyrë që ta ketë lojtarin në dispozicion nga fillimi i përgatitjeve.

Jorginho sezonin e kaluar ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Itali. /Zëri/