Hart i fillon stërvitjet me këtë skuadër

Sport July 04, 2018 - 12:52

Joe Hart do t’i bashkohet Manchester Cityt në fazën përgatitore para sezonale, edhe pse mbetet jashtë planeve të Pep Guardiolës, transmeton Zeri.info.

Kështu shkruan tabloidi britanik “The Sun”, sipas të cilit, portieri anglez nuk ka qenë i aftë ta gjejë klubin e ri pasi i kaloi dy sezonet e fundit në Torino dhe West Ham.

Hart nuk do të mbrojë për Cityn sezonin e ardhshëm, ndërsa flitet se interesim për ish-përfaqësuesin anglez kanë shprehur Sporting Lisbona në Portugali dhe Nice në Francë. /Zëri/