Prishtina, përsëri në Champions

Sport July 04, 2018 - 11:34

Sikurse në edicionin e kaluar, edhe në edicionin e ri, 2018/2019, Sigal Prishtina do të garojë në Ligën e Kampionëve të basketbollit, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi kryeqytetas i cili ka marrë ftesë nga Liga e Kampionëve ku edhe sivjet marrin pjesë ekipe të forta evropiane, si: Besiktas, AEK, PAOK, Hapoel Tel Aviv, Estudiantes, CEZ Nymburk, Aris, Banvit, Bamberg, Olimpija, SIG Strasbourg, etj.

“Prishtina do të jetë ekipi i vetëm shqiptar dhe i vetmi nga rajoni jonë i Europës Juglindore  në ‘Basketball Champions League’, duke qenë edhe njëherë me radhë një lloj “përfaqësuese” e shqiptarëve në Evropë”, thuhet në njoftimin e nënkampiones së Kosovës, e cila kundërshtarët e grupit do t’i mësojë më 11 korrik kur tërhiqet shorti. /Zëri/