Adidas qëndron prapa marrëveshjes Ronaldo-Juventus

Sport July 03, 2018 - 21:20
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ndryshimi i sponsorëve nga Nike në Adidas mund të jetë pas lajmeve të fundit që ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo për të kaluar në Juventus

Tregimi për këtë transfer u paraqit në Tuttosport të shtunën në mbrëmje në ballinën e gazetës të së dielës, por ato vazhduan edhe në shtypin spanjoll në 24 orët e fundit me një intensitet të madh.

Sipas Calciomercato.com, dorë në këtë marrëveshje mund të luaj Adidas.

CR7 ka marrëveshje të nënshkruar me Nike që nga viti 2003, që është ambasador në brendin e tyre dhe që e paguan lojtarin 24 milionë euro në vit.

Nike po ashtu ka qenë sponsor i Juventusit për 11 vite para se ata ta ndryshojë sponsorin e fanellave në Adidas në korrik të vitit 2015, transmeton GazetaExpress.

Nëse Ronaldo po konsideron kalimin në Adidas, kjo duket se ka kuptim pse ai po i bashkohet Juventusit pasi që do të ishte pjesë e një strategjie më të madhe të sponsorizimeve.

Kjo lidhet edhe me Romaneës.eu të cilët thonë se ishte selia e Adidas që e dizajnojë në veshje të Juventusit, Ronaldon.

Sky Sport Italia ka shkruar këtë mbrëmje se nuk ka pasur negociata të tilla, kaq të shpejta, por fituesi të Topit të Artë i është bërë e qartë se Juventusi është një opsion i mirë për të këtë verë nëse dëshiron ta lë Real Madridin.

Në të njëjtën kohë, ai do të këtë rrogë më të madhe – raportohet për 30 milionë euro në vit – e cila do ti paguhet nga sponsorët por edhe do të rriste brendin e familjes Agnelli që menaxhon me Juventusin. /Express/