Letra motivuese e Iniestas pas pensionimit nga Kombëtarja spanjolle

Sport July 03, 2018 - 16:50
Detajet

Andreas Inesta e ka konfirmuar pensionimin e tij nga Kombëtarja spanjolle pas eliminimit në Kampionatin Botëror nga Rusia me anë të penalltive.

Iniesta bëri 113 paraqitje me Spanjën, duke shënuar 13 gola. Iniesta fitoi edhe Botërorin e vitit 2010 në Afrikën Jugore, ku arriti ta mposhtë Holandën në finale me rezultatin 1-0. Iniesta shënoi golin e vetëm në minutën e 116-të të kohës së vazhdimeve, transmeton Gazeta Express.

“Përshëndetje të gjithëve. 19 vite më parë kam veshur fanellën e Kombëtares për herë të parë. Isha 15-vjeçar. Nuk do ta harrojë asnjëherë atë moment. Ishte Ëndrra e jetës sime për t’i mbrojtur ngjyrat e shtetit tim. Ishte diçka shumë speciale, jo vetëm një ëndërr por edhe një përgjegjësi e madhe. Gjatë tërë këtyre viteve kam tentuar t’ia bëjë vetës të qartë  se çfarë do të thotë ta japësh më të mirën për t’iu bërë juve krenarë.

Mendoj se jam shumë me fat që po jetojë në vitet më të mira të Kombëtares tonë, me një gjeneratë të shkëlqyer të lojtarëve të cilët kanë qenë të jashtëzakonshëm në secilën mënyrë. Ne kemi arritur suksese të mëdha, gjëra të cilat secili prej nesh si fëmijë i ka ëndërruar, po gjithashtu edhe momente të vështira. Për të gjithë juve, faleminderit që më bëtë një lojtar më të mirë. Ishte një kënaqësie e madhe për mua që t’i jetojmë këto vite së bashku.

Tani është koha që të largohem. Nuk është një vendim i lehtë. Kam menduar shumë këta muajt e fundit. Iluzioni dhe dëshira për të vazhduar janë të njëjta, por gjithmonë e kam thënë se do ta bëjë atë që është me e mirë për Kombëtaren. E ardhmja është emocionuese, me një grup lojtarësh të mrekullueshëm të cilët nga tash do ta kenë mbështetjen maksimale nga unë. Nuk kam asnjë dyshim se ajo që do të vije do të jetë e mrekullueshme me shumë suksese. Kualiteti i grupit është fantastik.

Do të doja që ta falënderojë Federatën spanjolle për ndihmën dhe trajnimin që ma ka ofruar gjatë këtyre 19 viteve, të gjithë presidentëve, trajnerëve dhe njerëzve që kam ndarë me ta momente për gjatë këtyre viteve . Kam qenë shumë me fat që kam pasur trajner të mëdhenj gjatë kësaj pjese të jetës sime, me një falënderim të veçantë për Luis Aragones i cili ma dha mundësinë e debutimit. Tek të gjithë ata të cilët besuan në mua, për besimin e juaj dhe ndryshimin e futbollit spanjoll... Luism Vicente, Julen, Ferndando dhe po ashtu Juan Santiesteban, Inaki Saez, Ufarte, Ginez.

Për të gjithë juve, adhurues, faleminderit, faleminderit shumë për përkrahjen tuaj, besimin dhe dashurinë. Gjithmonë me LA ROJA!

Në fund. Do të doja ta falënderojë familjen time: Faleminderit për përkrahjen e juaj të vazhdueshme dhe për qëndrimin e tyre afër meje.

Ne ndjekim një ëndërr dhe e realizojmë në fund.

Gjithë të mirat.

Andres Iniesta. 

Image