Sadiku ndahet me Vushtrrinë, klubet tjera e kanë një mundësi ideale ta angazhojnë atë

Sport July 02, 2018 - 15:40

Klubet që kanë nevojë për një portier, e kanë një shans ideal për ta shfrytëzuar rastin, shkruan Zeri.info.

Portieri i mirënjohur dhe me përvojë të madhe, Burim Sadiku për momentin është i lirë dhe klubet që kanë nevojë për portierë do ta vënin një zgjidhje ideale me angazhimin e tij.

Portieri vushtrrias në sezonin e fundit ka mbrojtur për Vushtrrinë, të cilën e ka ndihmuar drejt rikthimit në Superligë dhe shkuarjes deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tash, portieri me përvojë është i lirë për klubet që kanë nevojë për zgjidhje ideale për portën.

Ai e ka bërë një postim në “Facebook”, ku e ka publikuar lajmin për largimin nga Vushtrria, me të cilën nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Ndërkohë, shume shpejt ai pritet të bëhet me ekip të ri.

Kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

“Pershendetje miq,

Me lejoni te ju njoftoj se ne sezonin e ardhshem nuk do te jem portier i Vushtrrise. Kontrata me klubin e zemres me ka skaduar dhe nuk kemi arritur marreveshje per ta vazhduar bashkepunimin. Por une besoj dhe uroj qe Vushtrria te kete sukses ne sezinin e ri edhe pa mu sepse tifozet vushtrrias e meritojne te jene larte ne futbollin kosovar.

Kurse, une tashme jam i hapur per oferta nga klubet tjera, natyrisht per klube me ambicie serioze, cfare tashme jane bere shumica e klubeve ne Kosove, per fatin e mire te futbollit kosovar. Suksese Vushtrrise ne sezonin e ri. Kurse une jam i gatshem per nje sfide te re. Falenderoj Presidentin Naser Imeri per korektsin e treguar”, ka shkruar Sadiku, i cili deri tash ka qenë pjesë e disa klubeve të Superligës. /Zëri/