Valon Berisha flet për historinë që e shkroi në Kosovë

Sport July 01, 2018 - 16:19

Valon Berisha ishte duke luajtur për Norvegjinë, ku u lind dhe rrit, shkruan Zeri.info.

Mirëpo, me pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA nuk hezitoi t’i bashkohej Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa vëllai i tij, Vetoni preferoi të vazhdojë të luajë për Norvegjinë, një vend të cilin familja Berisha e falënderon dhe i është mirënjohës.

Dhe, Valoni shënoi qysh në ndeshjen e parë zyrtare për Verdhekaltrit, respektivisht ndaj Finlandës në kualifikimet e Botërorit 2018.

Ai ndihet krenar për këtë fakt dhe për faktin se e përfaqëson vendin e tij.

"Jam shumë i nderuar dhe i lumtur që kam bërë historinë duke shënuar golin e parë për Kosovën, këtë gol e shënova në kualifikimet e para historike për Kosovën për Botërorin Russia2018. Të luaj për vendin tim do të jetë gjithmonë nder, kënaqësi dhe respekt, prandaj fanella e vendin tim do të jetë gjithmonë e preferuara ime. Kosova, dashni”, ka shkruar Berisha në “Facebook”. /Zëri/