Shkëndija gati për testin e fundit para Champions Leagues (VIDEO)

Sport July 01, 2018 - 15:13

Shkëndija sot përballet me Vorskla Poltava-n e Ukrainës në takimin e tretë dhe të fundit kontrollues të paraparë për këtë fazë përgatitore.

Me këtë kuqezinjtë përmbyllin përgatitjet në Slloveni dhe të hënën kthehen në Tetovë për të vijuar stërvitjet deri në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Champions League.

Kuqezinjtë ngadalë përmbyllin fazën kryesore të përgatitjeve verore para paraqitjes në eliminatoret e Champions League ku do të përballemi me New Saints të Welsit.

Image

Shkëndija për dy javë është duke punuar intenzivisht me plan të kombinuar, pasi skuadra paralel me ngritjen e nivelit të përgatitjes fizike ka kërkuar të zhvillohet edhe në aspektin tekniko-taktik.

Gëzon gjendja fizike e futbollistëve të cilët pa problem eliminojnë ngarkesat që u servir stafi teknik, ndërsa pas një pauze të shkurtër shkaku i një shqetësimi muskulor të natyrës më të lehtë, punës me grupin i është kthyer edhe braziliani Stenio Junior.