Ja kur do ta zhvillojë Zvicra e shqiptarëve lojën me Suedinë!

Sport June 28, 2018 - 12:51

Zvicra e ka regjistruar mbrëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, shkruan sot gazeta Zëri.

Helvetikët e kurorëzuan paraqitjen e mirë në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror duke u kualifikuar në të tetën e finales.

Pas barazimit të madh me Brazilin dhe fitores speciale ndaj Serbisë, ekipi i Vladimir Petkoviçit e regjistroi një tjetër rezultat pozitiv të mërkurën mbrëma.

Barazimi 2:2 me Kosta Rikën ishte i mjaftueshëm për Shqiponjat që të ecnin tutje edhe pse ishin në avantazh deri në fund të takimit.

Kualifikimin edhe më të ëmbël e bëri goli i shqiptarit Blerim Xhemaili, i cili shënoi në minutën e 31-të, derisa ndaj serbëve kishin shënuar dy shqiptarët tjerë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Kosta Rika ka barazuar në minutën e 56-të me Kendall Waston, që shënoi me kokë.

Ndërkaq, Josip Drmic shënoi për zviceranët për rezultatin 2:1.

Mirëpo, portieri Yann Sommer ka shënuar autogol në minutat shtesë pas gjuajtjes nga penalltia të Bryan Ruiz.

Zvicra do të përballet në të tetën e finales me Suedinë, në ndeshjen që do të zhvillohet më 3 korrik (të martën e ardhshme) nga ora 16:00.

Behrami, Xhemaili, Shaqiri e Xhaka pritet të shkëlqejnë prapë. /Zëri/